Vetëm pak ditë nga finalja e Superkupës dhe nisjes së sezonit të ri të Superligës, Kukësi largon nga skuadra Ylli Shametin. Nuk dihen arsyet zyrtare të kësaj ndarje, por konfirmimi për largimin nga nënkampionët e Shqipërisë e ka dhënë vetë mbrojtësi, që në ekipin kukësian mbante shiritin e kapitenit.

Ylli Shameti
Ylli Shameti

Ylli Shameti ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit te Kukësi, ndërsa pak ditë më parë drejtori i klubit, Nderim Nexhipi, kishte bërë të ditur se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e skuadrës së Shpëtim Duros. Por në kundërshtim me këtë, Shameti ka zyrtarizuar “divorcin” me një postim në llogarinë e tij në “facebook”. Mbrojtësi nuk jep arsye, por në fjalët e tij duket qartë se ndarja nuk ka qenë e lehtë.

Shameti
Shameti

“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet??? Koha i tregon te gjitha! Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur! Sot ka falenderime per te gjithe duke filluar nga presidenti, te gjithe drejtorat teknik, shefi i klubit, stafi mjekesor dhe te gjithe trajneret nga i pari Armando Cungu qe e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka! Padiskutim falenderoj te gjithe futbollistet qe kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin ne detyre Besar Musolli me te cilet kemi kaluar shume momente te veshtira per ta bere ekipin tashme nje nga ekipet me te forta ne Shqiperi! Uroj qe kete ta bejne edhe te tjeret ne vazhdim qe e kane marre persiper! Dhe si perfundim nje falenderim per ata qe une i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIAN per te cilet ishte kenaqesi qe u kam dhene momente te gezueshme me golat dhe preformacen time! Faleminderit familja FK.KUKESI! I Juaji Y.SH 4!(Ing)”, lexohet në postimin e Ylli Shametit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb