Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit Mimi Kodheli vijoi turin e dëgjesave me banorët e fshatit Shtiqën në Kukës. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe problematikat e tyre, ministrja e Mbrojtjes ka pasur edhe një këshillë për ta.

Kodheli i kërkoi të gjithë banorëve të jenë edhe vetë më të ndërgjegjshëm, pasi në shumë raste zjarret që tashmë janë kthyer në problem, vijnë në të shumtën e rasteve, për shkak të pakujdesisë së njërëzve gjatë konsumimit të duhanit.

Kodheli Kukes (5)

Ajo falenderoi banorët e kësaj zonë për mbështjetjen në zgjedhjet e 25 Qershorit, si edhe strukturat e partisë në këtë qark për punën e jashtëzakonshme që ka bërë edhe për rezultatin spektakolar të mbërritur.

“Dijeni se votat që kemi marrë ketë herë, pavarësisht se kemi marrë vetëm një deputet, janë më të shumta se në çdo qark tjetër të Shqipërisë. Sigurisht të krahasuara në përqindje. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’ju them që më rritet detyrimi dhe angazhimi për të bërë më të mirën për qarkun edhe ky do të jetë një fillim i mirë për ta trasformuar herën tjetër komplet rezultatin edhe për ta afruar pushtetin lokal te pushteti qëndror. Vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale dhe unë kuptoj që pushteti lokal nuk është atje ku duhet, madje nuk është gjëkundi, ka shkuar në drejtim të paditur me investimet e veta, të ashtuquajtura investime, nuk është pranë banorëve dhe nuk e di se si këta burra vijnë edhe rrinë përkrah këtyre deputetëve, të PD-së edhe kërkojnë të marrin votën nga ju, por ky është problem i tyre”, tha Kodheli.

Kodheli Kukes (1)

Disa nga problemet e banorëve të kësaj zone të ngritura gjatë këtij takimi ishin, problem i rrugëve, kanaleve kulluese, gropave septike etj.

Kodheli Kukes (4)

Deputetja e zgjedhur për qarkun e Kukësit, i sugjeroi atyre që të jenë të bashkuar dhe të ngrejnë zërin në mënyrë të organizuar në lidhje me këto probleme. Ajo këshilloi banorët që në mënyre të organizuar të bëhen pjesë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe të shohin se cfarë bëhet me këtë problem.

Kodheli Kukes (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: