Nga: ZONJA KATERINA
500 gr miell misri
1 litër ujë të vluar
Vaj ulliri
Kripë
Fillimisht vlojmë ujin dhe më pas shtojmë miellin e misrit të përzier me pak kripë. E përziejmë mirë brumin dhe më pas e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë për 45-50 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)