Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg miell, 500 ml qumësht, 125 gr gjalpë, 4 kokrra vezë, 1 ½ filxhan sheqer, 15 gr maja të thatë, 1 lç mahlep.

Përgatitja

Në një enë të vendosur në zjarr hedhim gjalpin të shkrijë, shtojmë sheqerin dhe qumështin dhe i lemë të ngrohen derisa gishti i dorës të durojë nxehtësinë.

Në një enë të madhe hedhim miellin e situr më parë, shtojmë majanë e përzier me pak sheqer dhe mahlep. Shtojmë më pas vezët e rrahura si dhe qumështin e ngrohtë dhe fillojmë ta përziejmë derisa brumi të lidhet. Nuk është nevoja që brumi të punohet shumë, e mbulojmë me letër celefon dhe me një mbulesë guzhine dhe e lemë në ambjent të ngrohtë për rreth 3 orë që të rritet vëllimi.

Pas 3 orëve e marrim brumin e ardhur dhe e punojmë lehtë. E ndajmë më pas në 3 kuleçë të cilët i bëjmë si shirita. Më pas me 3 shiritat e brumit thurim një gërshet. Pasi ta kemi përgatitur kulaçin gërshet e lemë në një tavë mbuluar me leter për 15-20 minuta. Më pas e lyejmë me vezë dhe pak fara susami dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 150 gradë Celsius për 40-50 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: