Kulla Eiffel, “Place de la Comedie” në Montpellier apo një diskotekë: këto janë disa nga shënjestrat e mundshme të Sarës dhe Thomasit, dy atentatorët e dyshuar 16 deri në 21 vjeç, të arrestuar të premten e kaluar në zonën e Montpellier.

Së bashku me ta u arrestuan edhe dy persona të tjerë, me rreth 70 gram eksploziv TATP, si dhe një laborator kimik të vendosur në shtëpi.

Elementet kanë dalë nga analiza e kompjuterit të dy xhihadistëve të dyshuar, shkruan bota.al. Të dyshuarit janë transferuar gjatë fundjavës në drejtorinë e përgjithshme të kundërterrorizmit në Levallois-Perret, pranë Parisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb