FRANCA
Kulla Eiffel do të hapet për vizitorët më 16 korrik. Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar për shkak të pandemisë teksa do të lejohen deri në 10 mijë në ditë.
Të gjitha katet e kullës do të jenë të aksesueshme përveç disa pjesëve ku ka rinovime infrastrukturore.
Franca po rihapet gradualisht teksa po avancon edhe me procesin e vaksinimit. Kulla Eiffel si shumë destinacione turistike në Paris u mbyll prej pandemisë, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar.
(BalkanWeb)