TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që akuzon vëllain e kryeministrit shqiptar Olsi Rama për ndërtimin e pallateve në Fier.


Berisha thotë se në Fier kanë plasur kullat e mafies qeveritare, ndërsa qytetari dixhital shkruan se Olsi Rama menaxhon Fierin.


STATUSI I BERISHËS
Në Fier plasin kullat e mafies qeveritare!
Qytetari dixhital denoncon:
-Olsi Ramën, si kumbara i qeverisë për Fierin. Lexoni mesazhin e tij! sb
“Edhe diçka tjetër. Këshilli Bashkiak Fier, kaloi para 1 jave projekt-zbatimin e rregullimit të qendrës së qytetit. Do na prishin ndërtim-biznes, pronë e familjes sonë, me dokumente të rregullta që nga 1996.Shifra e shpronësimit është qesharake. Paradoksi qëndron në faktin se, pikërisht mbi objektin tonë do ndërtojë qendër komerciale një prej klientëve të Ramës, mbështetur nga kryetari Bashkisë Armando Subashi. Qendra e qytetit po zhvendoset prapa, matanë lumit Gjanica, sepse atje do ndërtohet kulla mbi pallatin e sportit, e cila do i përkasë dy klientëve të tjerë të Ramës. Ndihemi të pambrojtur. Zëri ynë duhet të mbërrijë deri aty ku bëhet politika. Si mund të shkelet mbi gjakun, djersën tonë të kaq e kaq viteve?


Apo ngaqë jemi demokratë? Ne as që na kanë thirrur si grup interesi për të na paraqitur këtë projekt. Çdo gjë po bëhet arbitrarisht. Janë 2 persona që marrin çdo tender apo sipërmarrje në Fier. Arben Isufaj (Ben Qimja) dhe Arben Goga. Menaxhimin e gjërave në Fier e bën Olsi Rama i cili i dikton çdo gjë Subashit. Ky është projekti me kullën pas Gjanices.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb