TIRANË

“Nuk ka qenë kështu asnjëherë më parë”, thotë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke iu referuar qëndrimeve të ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Në një postim në “Facebook”, Manjani thotë se kriza kësaj radhe shfaqet më e thellë edhe për shkak të nivelit të ulët me të cilin përfaqësohet perëndimi në vend.

Sipas tij nuk kishte bërë vaki që ambasadorët të thirren në Kryeministri dhe t’iu thuhet mso flisni dhe ata nuk flasin, ose kur flasin, flasin sipas interesit të qeverisë.

POSTIMI I MANJANIT
Kriza politike e kësaj radhe shfaqet më e thellë dhe më serioze edhe për shkak në nivelit skandalozisht të ulët me të cilin perëndimi përfaqësohet këtu!
Nuk ka qenë kështu asnjëherë më parë!
Nuk kishte bërë vaki që ambasadorë të huaj thirren në Kryeministri e i thuhet “mos flisni” dhe ata nuk flasin…
Kur flasin, flasin sipas interesit të qeverisë.
Kur nuk duhet të shohin nuk shohin!
Kulmi!
As nuk duan të kuptojnë se kjo sjellje e tyre në favor të dhunës qeveritare vetëm shton reagimin ekstrem të pjesës tjetër.
Do mbështes çdo zgjidhje, qoftë edhe të keqe, por që vjen nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, duke injoruar ambasadorokracinë DËSHTAKE!
Le pastaj dështakët ekspertë që skanë asnjë përvojë në vendet e tyre e që këtu japin mend e bëjnë eksperimente!
Na e shpifën edhe perëndimin!

Manjani Fb
Manjani Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb