GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy të rinj për kultivim dhe trafikim droge. Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale V.M., 31 vjeç, banues në fshatin Veliqot të Tepelënës si dhe A.M., 30 vjeç banues në Venezuelë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth veprimtarisë së paligjshme për të cilën janë arrestuar dy të rinjtë ose nëse është zbuluar ndonjë linjë e re trafiku mes Shqipërisë dhe Amerikës Latine.

Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “kultivim i narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb