TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar  në emisionin “Dritare me Rudinën”  në News 24 se në kohën e qeverisjes së Berishës, Lazarti shihej si vend ekzotik.

Sipas tij, policia në vitin 2013 nuk kishte deklarata  dhe njoftime, sepse shton ai kapej më pak drogë se sa prodhohej.

Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina  është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta: ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë të formuar në shkollën e policisë, por  kanë njohuri edhe në aspektin sociologjik.  Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar  deri në fyerja. Mund ta merrni guximin ti thoni kryeministrit palaço”, tha Rama.

Ai akuzoi edhe median, duke shtuar se po e bombardojnë publikun me lajmet e përditshme.

“Po i nxini jetën këtij mileti, por e bombardoni : krimi, krimi, droga, droga. Shqipëria ka patur probleme dhe ka, por ju nuk doni fakte.  Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar me Lazaratin 5 vite më parë. Ai dilte në televizion si vend ekzotik. As s’i hyri gjë në këmbë drejtuesit të qeverisë.” Shtoi Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb