Policia e Fushë Arrëzit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike në fshatin Iballë.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” kryetari i njësisë administrative, specialisti i pyjeve në zonë dhe kryetari i fshatit Iballë.
“Fushë Arrëz
Dyshohet se kultivoi 4520 bimë narkotike, në fshatin Iballë, vihet në pranga 25-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ndaluan shtetasin:
- Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Shopel, Fushë Arrëz.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, të cilat janëë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 26.06.2024.
Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)