FIER

Kultivimi i kivit po rezulton i suksesshëm për fermerët e zonës së Kafarajt në Fier. Një rast i tillë është shembulli i fermerit Mondi Hamataj, i cili prej 5 vitesh kultivon frutin duke premtuar shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Kështu nisi 5 vite me parë iniciativa për të kultivuar frutin e kivit në zonën e Kafarajt në Fier. Mondi Hamataj është një ndër fermerët e parë i cili guxoi të sillte nga Greqia frutin e panjohur në atë kohë për shqiptarët dhe e mbolli në serat e tij

Për Mondi Hamatajn, kultivimi i kivit është një pasion më vete dhe do të vijoje të shtojë sipërfaqen e mbjella.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb