VLORË

Dy persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se në kuadër të operacionit antikultivim “Bestrova” u arrestuan shtetasit me inicialet A. B., 29 vjeç dhe A. Z., 24 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim një 30 vjeçar tjetër. Dyshohet se ata janë të implikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Të njëjtat burime sqarojnë se kanabisi ishte mbjell në fshatin Bestrovë.


Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni i Hetimit të Krimeve ka proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Bestrovë, shtetasin M.H., 67 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: