LUSHNJE

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se kultivonte drogë në banesë.

Uniformat blu të Lushnjës shprehen se arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i policisë:

Lushnje

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lushnjes vë në pranga një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ardenicë, Njësia Administrative Kolonjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K, 20 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(d,.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb