KUMANOVE- Filloi rrënimi i shtëpive në lagjen e Trimave në Kumanovë, aksion i cili po zbatohet në pajtueshmëri me planin aksional të Qeverisë për rregullimin e dëmeve të shtëpive të dëmtuara më 9 dhe 10 maj në përleshjen e armatosur mes policisë dhe grupit të armatosur.

Me planin aksional parashihet rrënimi i shtëpive dhe largimin e mbeturinave ndërtimore. Sipas planit do të rrënohen 16 shtëpi, ndërsa mbeturinat e ndërtimit do të dërgohen në deponinë “Krasta”.

Javën e kaluar filloi rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në këtë rrugë, ndërsa qytetarët shpresojnë se shumë shpejtë do t’i marrim mjetet financiare të cilat ua premtoi Qeveria.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb