MAQEDONI- Një nga luftëtarët që mori pjesë në përplasjen me policinë në Kumanovë që me shumë mundësi ka mbetur i vrarë në luftimet në Kosovë , ka folur në telefon me motrën e tij në kohën e luftimeve.

Ai i thotë motrës se i kanë tradhtuar, ndërsa i lë amanet nënën, raporton Zhurnal.

“Me siguri do të vritemi! Nuk na ka mbetur asnjë plumb, mu kanë vrarë shumë shokë, po të kishim municion akoma do luftonim edhe këtë vend të trimave do ta mbushnim me varre të tyre. Na tradhtuan motër, por mos më qani e kemi pagur veten. Mos e lër nënën të mërzitet së baba është ma i fortë”.
Dhe këtu merr fund gjithçka”- i ka thënë luftëtari, motrës së tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: