Në futboll, ashtu si në jetë, duket të kesh edhe pak fat. Fati nuk ishte me Kumbullën pasi në momentin e tij më të rëndësishëm këputi ligamentet e gjurit. Në Romë u transferua si një nga qendërmbrojtësit më premtues në Serie A, por ai dëmtim ndryshoi totalisht balancat.
Në përpjekje për të fituar minuta përpara Evropianit, Kumbulla u transferua te Sassuolo në formë huazimi, por as kjo lëvizje nuk rezultoi e duhura pasi minutat për të ishin me pikatore. Gjatë merkatos së verës, Kumbulla u transferua në Spanjë, tek ekipi i Espanyol, një lëvizje e goditur kjo pasi qendërmbrojtësi kuqezi gjeti klubin dhe ambientin e duhur për të rifituar formën e duhur fizike, por mbi të gjitha besimin.
Në një intervistë për Corrire dello Sport, Kumbulla foli për të shkuar dhe të tashmen e tij: “Ne jemi vetëm në fillim të sezonit. Unë po ndihem mirë dhe po luaj. Po gjej qëndrueshmëri, gjë që është më e rëndësishmja për një sportist. Shpresoj të vazhdoj kështu”, u shpreh fillimisht Kumbulla duke prekur më pas edhe tema të tjera:
Aventura te Sassuolo?
“Mendoj se shpjegimi është mjaft i thjeshtë. Jam një lojtar që kërkoj të jem gjithmonë lart nga ana fizike. Pas këputjes së ligamentit, u deshën disa muaj për t’u rikthyer në nivele të mira. Fatkeqësisht në gjashtë muajt me Sassuolon, ose më mirë që nga shkurti, po rikuperohesha nga një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të shprehesha mirë në fushë. Isha i zhgënjyer me veten time”.
Espanyol?
“Më kërkuan… si trajneri ashtu dhe drejtuesit më bënë të ndihem i rëndësishëm. Askush nuk ju garanton dot një pozicion të përhershëm, por ndjeva se klubi kishte besim te unë. Dhe ishte e vërtetë. Më ndihmoi shumë fakti që isha gati kur mbërrita këtu, pasi kisha një parasezon veror mjaft të mirë me Romën”.
Jeta në Barcelonë?
“Jam ambientuar menjëherë. Unë jetoj në një apartament në qendër, bëj pazar, tifozët janë të pasionuar, por nuk është se më shqetësojnë. Qyteti i cili është i bukur, i përshtatet karakterit tim. Nuk më pëlqen që të reklamohem shumë kur dal. Në Romë është pothuajse e pamundur të mos biesh në sy. Nuk po them se është një gjë e keqe, por futbollisit e vlerëson qetësinë”.
E ardhmja?
“E vërteta është se unë nuk po mendoj për këtë. Unë jam këtu dhe dua të kontribuoj për të ndihmuar Espanyolin që të jetë sa më lart në La LLiga. Unë gjithashtu po mendoj dhe për Kombëtaren shqiptare. Në fund të sezonin do të shohim se çfarë është më e mira për të bërë”.
Kritikat e tifozëve të Romës?
“Ndoshta nuk më mbajnë mend si futbollist. Është pak e bezdisshme të marrësh kritika të ashpra. Siç e thashë dhe më para, në Itali nuk e shpreha mirë potencialin tim. Pork am mjaftueshëm vetëbesim për të ecur përpara. Nëse ngeceni në një gabi, nuk mund të ecësh përpara. E dija që herët a vonë do të kthehesha”.
Momentet më të mira dhe të këqija te Roma?
“Momenti më i bukur ishte goli ndaj Real Sociedad në Europa League. Ndërsa momenti më i keq ishte përjashtimi me të kuq kundër Sassuolos. Ajo goditje ndaj Berardit ishte një gjest insiktiv për të cilin u pendova menjëherë. Fatkeqësisht ishte tepër vonë për t’u kthyer dhe ai episdon na kushtoi ndeshjen”.
(BalkanWeb)