Marash Kumbulla nuk do të jetë i disponueshëm për Edi Rejën dhe Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës për shkak të dëmtimit që pësoi dy javë më parë. Në një prononcim dhënë për SkySport24, ai falënderon trajnerin Reja që i dha mundësinë për të luajtur me Shqipërinë.


“Jam më mirë, pata një tërheqje të vogël por asgjë më rëndësi dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt në fushë. Të arrish të luash në Serinë A është një ëndërr për të gjithë, e doja shumë këtë gjë. Ia dola falë dhe mbështetjes së familjes sime. Jam me origjinë shqiptare, por ndihem edhe shqiptar edhe italian. Zgjodha të luaj për Shqipërinë. çfarë më tha Reja? Më njihte, më pëlqente dhe më dha mundësinë të debutoj. E falënderoj shumë. Tani dua të vazhdoj kështu dhe shpresoj të përmirësohen dhe në aspekte të tjera. Mbrojtja e hekurt e Veronës? është meritë e trajnerit!”


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb