Aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe në Shqipëri janë bërë bashkë në një protestë kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe planit për t’i dërguar në kampin e Gjadrit.
Protesta e tyre ka nisur në Shëngjin aty ku është qëndra e pritjes së emigrantëve për të vijuar më pas në Gjadër aty ku është vendosur kampi i emigrantëve. Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, kur anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua më pas nga gjykata e Romës, qendrat tani janë bosh.