TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, shkruan në një postim në facebook, se ndan të njëjtin qëndrim me deputetin gjerman të CDU/CSU-së gjermane, i cili është shprehur kundër çdo shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë për idenë e shtyrjes së Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit.

Statusi i plotë:
Nikolas Lobel deputet i CDU/CSU, anëtar i Komitetit të Cështjeve Europiane në Bundestag, është shprehur totalisht kundër çdo shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë për idenë e shtyrjes së Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit.
“Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”.
Lobel shprehet i qarte kunder cdo ideje anti-kushtetuese per shtyerje zgjedhjesh teksa thekson:
“Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”, thekson Lobel.
Me tej ai thekson se Shqipëria ka nnë qeveri te ligjshme dhe se per Gjermanine ka rendesi integrimi i Shqiperise ne BE dhe ecuria e reformes ne drejtesi.
“Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”, thekson Lobel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb