TIRANE

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në “A show” në News24 për vendimin e saj për të djegur mandatin që e ktheu madje në ‘armike’ të opozitës dhe ‘mike’ të maxhorancës. Hajdari tha se vendimi i saj i vlen Shqipërisë, në një kohë që djegia e mandateve mund ta çojë vendin në destabilitet.

Ky vendim nuk i ka bërë mirë në parim PD? Qeverisja është shumë e lumtur me vendimin tënd. Ti sot nuk rezulton një mike e PD-së, por e kësaj qeverisje. Padyshim që je opozitare, por kjo të ofron në zona të rrezikshme të përceptimit popullor

Unë ndjej qe kam marrë një vendim ndryshe. Respektoj Kushtetutën dhe Republikën  e Shqipërisë. Çdo njeri ka peshën e institucioneve që mban.

 Disa arsye bindëse pse e ke bërë

Atëherë, e para se mendoj se kjo i vlen Shqipërisë. Se ky është një vendim ekstrem që mund ta çoj vendin në destabilitet. Prandaj jemi ne këtu të shfaqim një alternativë. Kjo është mënyra më e mirë të shprehim revoltën.

Jeni sot një kundërshtare e qeverisë?

Patjetër absolutisht, në gjithë qenien e saj.

Përpjekjen time do ta bazoj në tre shtylla. E para te  integrimi në BE. Treni i BE nuk na pret ne. Është një tren që ecën.

Mendoj që zhvillimi ekonomik është tejet i rëndësishëm. Pse e them këtë? Duhet të orientohemi nga publiku të bëjmë politika që i ndihmojnë qytetarët. Pika e tretë mendoj që i përket më shumë të drejtave humane. Ta ngre më shumë zërin kundër dhunës, gjuhës së urrejtjes, të drejtës së jetës. Ne nuk kemi arritur t’i respektojmë të drejtat themelore.

Nuk është një parti e lehtë PD. Më duket në parim një vendim karrierë vrasëse. Je gati për t’u nxjerrur nga kjo parti

Vetëm nëse demokratët më thonë që nuk i përfaqësoj më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: