LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Divajkë, ku gjatë një kontrolli nga Policia, ku të pranishme ishin dhe forcat RENEA, u plagos në rrethana misterioze një 78-vjeçar. Sipas bluve, i moshuari Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENEA kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e për pasojë ka mbetur i lënduar 78-vjeçari.

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video në ‘Facebook’ nga vendi ku ndodhi ngjarje, ndërsa sjell një tjetër dëshmi për atë cka ndodhi. Sipas të afërmve të shtetasit Haxhi Lika, ky i fundit u plagos teksa flinte gjumë, duke mohuar kështu faktin se ai kishte bërë rezistencë me policinë. Sipas deputeti të PD-së më pas policia e ka dërguar në spital pa pyetur familjaret.

“Erdhi policia në katër të mëngjesit. Siç e shihni dhe vet ata qëlluan me armë. Qëlluan gjyshin, ishte i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qenë duke u ngritur e kanë qëlluar në kokë. Ai është në spitalin ushtarak”, -rrëfen në video nipi i të plagosurit, ndërsa duken edhe shenjat e gjakut në krevatin e të moshuarit.

“Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake. Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.
Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.
Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.
Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.”, shkruan Murrizi në Facebook.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb