TEPELENE – Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi kundërshtoi efektivin blu.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Imer Imeri, 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim penal nr.17 datë 25.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: