3 persona kanë rënë në pranga, mes tyre 1 shtetas italian, 1 maroken dhe tjetri shqiptar nga Policia e Vlorës.

Sipas edhe një komunikate për shtyp, policia ka shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë. Ata akuzohen se kanë kundërshtuar efektivët e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas që kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:

– A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;

– S. P., lindur dhe banues në Sarandë;

– A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: