Nga: ZONJA KATERINA


2 kunguj të njomë
1 qepë të thatë
1-2 domate
2-3 thelpinj hudhër
2-3 lgj vaj ulliri
250 gr makarona spageti
3 gota ujë ose lëng mishi apo perimesh
Kripë, piper i zi
Borzilok, majdanoz


Kaurdisim qepën me hudhrat të grira imët. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë kungullin të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë domatet dhe erëzat. E trazojmë për pak minuta dhe shtojmë ujin e ngrohtë. I vendosim tiganit një kapak dhe e lemë salcën me kunguj dhe domate të marrë valë. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim makaronat të ziejnë për 5 minuta. I kullojmë më pas dhe i shtojmë tek salca e përgatitur duke i lenë të lidhen së bashku për rreth 5 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb