Nga Znj.Katerina
Përbërësit

4-5 kunguj, 1 filxhan kus kus, 100-150 gr djathë të verdhë, 1 spec të kuq, 2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.


Përgatitja

Një filxhan (çaji) kus e kus e vendosim në një enë ku shtojmë 1 filxhan e gjysëm ujë. E lemë kus kusin të rrisë vëllimin për 10 minuta. Ndërkohë ziejmë kungujt në avull, i presim në kubikë të vegjël dhe i shtojmë në tasin me kus kus. Grijmë imët dhe specin e kuq dhe e shtojmë tek kus kusi. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe më pas e vendosim kus kusin me perime në një tavë. E mbulojmë sipërfaqen me djathë të verdhë dhe e vendosim në furrë të nxehtë vetëm për 2-3 minuta.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb