Nga: ZONJA KATERINA
5-6 kunguj, 2-3 feta bukë, 4-5 lgj vaj ulliri, 2-3 lgj uthull, 2-3 thelpinj hudhër, Kripë, piper, Kos
Kungujt i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim me pak vaj, i spërkasim me kripë dhe i mbulojmë me kapak që të zbuten.
Fetave të bukës u heqim koret dhe i thërrmojmë në një makinë grirëse. Kullojmë vajin që ka mbetur nga skuqja e kungullit dhe e përziejmë me uthullën, hudhrat të grira në rende dhe bukën e thërrmuar. E servirim masën e përgatitur në një pjatancë së bashku me kungujt të cilët i shoqërojmë dhe me një kupë kos.
(Vila24/BalkanWeb)