‘Manita’ ndaj Perusë të shtunën në mbrëmje i ka kushtuar Brazilit pasi Casemiro i cili për shkak të kartonit të verdhë të marrë në këtë ndeshje do të mungojë në fazën çerek-finale të Kupës së Amerikës.

Casemiro është bërë lojtar kyç nën drejtimin e trajnerit Tite. Ai është shumë i rëndësishëm për planet e trajnerit pasi dy humbjet e vetme të Tite-s në krye të Selecao ishin pa Casemiron në formacion, një në miqësore kundër Argjentinës dhe në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Belgjikës.

Mesfushori i Realit mori dy kartona të verdhë në fazën e grupit të Kupës së Amerikës, megjithëse ai shënoi edhe golin e parë në fitoren e thellë 0-5  ndaj Perusë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb