KUPA E AMERIKES-Skuadra e Kilit është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës 2015. Skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli ka eliminuar nga ky kompeticion i rendesishem Uruguain, të cilin e mposhti me rezultatin 1-0.

Per Kilin ishte Mauricio Isla, i cili shënoi golin e fitores nëntë minuta para përfundimit te ndeshjes.

Në këtë ndeshje Uruguai u privua nga dy lojtarë, pasi Edinson Cavani (’63) dhe Jorge Fucile (’90) u ndëshkuan me kartona të kuq nga gjyqtari i takimit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: