Skuadra e Leipzig është kualifikuar për në finalen e Kupës së Gjermanisë pasi mposhti Hamburgun me rezultatin 1-3. Golat për Leipzig u shënuan nga Poulsen në minutën e 12-të, Janjicic (53’ autogol) dhe Fosberg (72’).
Golin e nderit për skuadrën nga Bundesliga 2 e shënoi Jetta në minutën e 24-të të ndeshjes. Në finale Leipzig do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet ditën e mërkurën mes Werder Bremenit të Milot Rashicës dhe Bayern Munchen.
BalkanWeb