ITALI-Skuadra e Juventusit është shpallur kampione e Kupës së Italisë, duke mposhtur Lacion me rezultatin 2-1.

Skuadra e titullarit Berisha ka kaluar në avantazh në 4 minutat e para të takimit. Por, nuk ka vonuar dhe goli i barazimit. Mbrojtësi italain, Kielini barazon shifrat vetëm 7 minuta më vonë.

Koha e plotë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1. Ndërsa Matri ka kaluar bardhëzinjtë në avantazh 2-1, në kohën shtesë (97′).

Kjo është Kupa e 10-të që Kampionët e Italisë radhisin në historinë e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: