Janë zhvilluar ditën e mërkurë disa prej ndeshjeve të Kupës së Mbretit ku nuk ka pasur surpriza. Të gjitha skuadrat e mëdha kanë kaluar për në fazën tjetër. Barcelona ka kaluar me lehtësi në fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit  duke mposhtën Leonesan me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese në Camp Nou pas fitores minimale në ndeshjen e parë.

Golat për Barçën i shënuan El Haddadi (18’), Denis Suarez (26’ dhe 70’) dhe Malcom në minutën e 43-të. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Josep Sene në minutën e 54-të të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera Atletiko ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Sant Andreusit me gola të Lemar, Kaliniç, Korrea e Vitolo. Fitore të thellë ka arritur të marrë Vijareali ndaj Almerias me rezultatin 8-0.

Të gjitha rezultatet

Barcelona-Leonesas 4-1
Vijareal-Almeria 8-0
Atletiko Madrid-Sant Andreu 4-0
Zhirona-Alavesh 2-1
Sociedad-Selta Vigo 2-0
Sevilja-Vilanovense 1-0
Valadolid-Majorka 2-1

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb