Janë luajtur 3 takimet e para të vlefshme për sfidat e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, teksa në fushën e blertë kanë zbritur tre ekipet e Kategorisë Superiore, Partizani, Kukësi dhe Luftëtari. Të kuqtë e kishin siguruar kalimin e turit që në ndeshjen e parë ndaj Vorës, ku triumfuan 3-0, ndërsa sot Lerda ka aktivizuar të gjithë ata që nuk luajtën në derbi ndaj Tiranës, osë që u aktivizuan pak minuta. Një penallti e kthyer në gol nga Telushi në pjesën e dytë, u ka mjaftuar të kuqve për të mbyllur hesapet.

Rezultatin më spektakolar e ka arritur Kukësi, i cili ndeshej ndaj Shkumbinit. Edhe verilindorët kishin siguruar çdo gjë në 90 minutëshin e parë, por gjithsesi kanë fituar me një rezultat tenistik, duke mposhtur peqinasit me shifrat 6-0, ku një tregolësh e realizoi Markovanbasten çema.

Luftëtari priste Turbinën në Gjirokastër, ku ndonëse kishte triumfuar 1-0 në Cërrik, sërish u shfaq i kujdesshëm duke i mbyllur hesapet që në pjesën e parë më dy gola, pavarësisht se Turbina u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, ku arriti të shënojë një gol.

Grupi A

Partizani – Vora 1-0 (3-0)

Grupi B

Kukësi – Shkumbini 6-0 (3-1)
Luftëtari – Turbina 2-1 (1-0)

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb