Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit se kanë dalë sot në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, që do të luhet më 1 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Biletat mund të bilhen online në e.bileta.al (BLI KËTU BILETAT)

Procedura se si blihet bileta online:

  1. Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  2. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  3. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  4. Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb