Kupa e Shqipërisë ka njohur tetë kundërshtarët e tjerë, që i bashkohen klubeve të Superiores në turin e 1/8-ave. Turi i dytë u luajt sot dhe u kualifikuan Erzeni, Elbasani, Besa, Apolonia, Kukësi, Vora, Bylisi dhe Vora.

Eleminim surprizë i Flamurtarit nga kavajasit, ndërsa skuadrat e tjera që u eliminuan po ashtu ishin Valbona, Iliria, Burreli, Pogradeci, Luzi, Oriku dhe Korabi.

Në turin e ardhshëm bashkohen Partizani, Vllaznia, Egnatia, Tirana, Dinamo, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Më poshtë iu sjellim dhe ndeshjet e radhës që luhen në janar. Kujtojmë se do të jenë me eleminim direkt.

Dy janë sfida me “aromë” Superiore, bëhet fjalë për Elbasani-Teuta dhe Bylis-Tirana.

Sfida e turit 1/8 të Kupës së Shqipërisë

(15 janar 2025)
Dinamo-Erzeni
Teuta-Elbasani
Vllaznia-Besa
Partizani-Apolonia
Laçi-Kukësi
Tirana-Bylis
Skënderbeu-Vora
Egnatia-Kastrioti

Shënim: Ndeshjet janë me sistem eliminimi direkt. Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime;

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb