Në fakt data dihej, ishte e përcaktuar për datën 2 qershor, ndonëse ka pasur një tentativë nga ana e Kukësit për ta afruar këtë datë për shkak se mund të humbasë shërbimet e sulmuesit Rexhinaldo, i cili del i lirë më 31 maj. Por FSHF, ashtu siç edhe është e drejtë, i ka qëndruar strike kalendarit të vendosur më herët, ndërsa sot ka zyrtarizuar vetëm orën e sfidës. Kështu, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës do të zhvillohet më 2 qershor, ora 19:00 në fushën neutrale të “Elbasan Arenës”.

Gjithashtu janë mësuar dhe “finalet” e tjera të vogla. Kështu, përballjas mes Vllaznisë dhe Bylisit për kampionen e Kategorisë së Parë do të zhvillohet të enjten në orën 16:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa finalja e Kategorisë së Dytë mes Tërbunit dhe Devollit, do të luhet në “Tofik Jashari” të Shijakut të mërkurën në orën 13:30.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb