Laçi u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa fitoi 3-1 ndaj Kukësit. Verilindorët shënuan të parët me Badije, por kurbinasit përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, me anë të golave të Tresës dhe Bullarit.  Në minutën e  66-të, Bullari thelloi shifrat, duke e kthyer në formalitet kualifikimin.

Të besuarit e Moreiros synojnë që të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa kuksianët duhet të kënaqen me prezencën në këtë fazë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb