Skënderbeu kualifikohet për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Korçarët triumfuan 1-0 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në stadiumin “Devolli”. Goli i Rabiut, i realizuar në minutën e 71-të rezultoi vendimtar, në këtë sfidë delikate.

Dinamo shkëlqen ndaj Erzenit. Djemtë e Ilir Dajës fituan 6-1, duke bindur kështu me lojë dhe rezultat. Në këtë sfidë spikati Itodo me 3 gola, ndërsa “tundën rrjetën” edhe Bregu, Nani e Vila. Vlen të përmendet edhe një autogol i Rustem Hoxhës, në mesin e pjesës së parë.

Ndeshje të tjera, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë do të zhvillohen pasditen e kësaj të mërkure. Partizani-Apolonia, Teuta-Elbasani dhe Vllaznia-Besa janë në program, për orën 17.00.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb