Janë luajtur sot ndeshjet e para të Grupit A në Kupën e Shqipërisë ku bie në sy se pothuajse të gjitha ekipet që militojnë në Superligë kanë arritur të hedhin një hap të sigurtë drejt turit tjetër.

Skënderbeu drejtuar nga Orges Shehi ka mposhtur 0-3 Veleçikun, me gola të Gripshit, Ajzeraj dhe Oto Xhon. Një fitore me shifra të thella ka marrë edhe Luftëtari që ka mposhtur 0-4 Vorën. Kujtojmë që kjo është edhe fitorja e parë e gjirokastritëve për sezonin e ri pasi në 3 javët e para të Superligës njeh vetëm humbje.

Ndërkohë Kamza, skuadra ku debutoi trajneri Klodian Duro, ka mundur pastër 0-2 Besën e Kavajës. Fitore ka marrë edhe Partizani që ka mundur minimalisht 0-1 me gol të Çinarit Tërbunin. E vetmja skuadër e Superligës që nuk ka fituar është Kastrioti pasi ka barazuar 1-1 me Korabin.

Të gjitha rezultatet

Veleçiku-Skënderbeu 0-3

(Gripshi 19′, Ajzeraj 58′, Oto Xhon 81′)

Vora – Luftëtari 0-4

(Hyseni 14′, Molla 42′, Cekaj 59′, Oshafi 83′)

Tërbuni – Partizani 0-1

(Çinari 6′)

Besa – Kamza 0-2

(Teqja 23′, 72′)

Burreli – Vllaznia 1-1

(Xhixhiua 90′ / Silva 48′)

Korabi – Kastrioti 1-1

(Lika 13′ / Gallego 10′)

Dinamo – Egnatia 0-1

(Broshka 63′)

Besëlidhja – Erzeni 1-0

(Fetaj 45′, Pasha 84′ )

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb