Tirana luan nesër ndeshjen e parë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit të Krujës në orën 14:00 dhe përballe do të jetë skuadra e Apolonisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer te mbyllura për tifozët. KF Tirana vijon të vuaj dënimin e dhëne nga Komisioni i Disiplinës. Nesër do të numërohet ndeshja numër 12-te dhe do te mbesin edhe tre takime për te likuiduar plotësisht dënimin e marre pas ngjarjeve në Shkodër në fazën e parë të kampionatit. KF Tirana ka hapur dyert e stadiumit kundrejt pagesës në tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe kështu do te behet edhe për ndeshjet e mbetura. Përjashtim bën takimi qe do të luhet nesër ne Kruje. KF Tirana ka besim që skuadra do të marrë më të mirën nga kjo ndeshje çerekfinale, njofton klubi bardheblu në faqen zyrtare në Facebook

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb