SHKODËR

Kupa e Shqipërisë për skuadrën e Vllaznisë duket se është një sukses. Këtë e faktoi sot duke përmbysur skuadrën e Kamzës në shifrat 2-1. Djemtë e Hasan Likës zhvilluan një lojë të mirë dhe këtë  e tregon më së miri rezultati, i cili flet shumë për shkodranët.

Edhe pse Kamza shënoi e para me Mehmetin, vendasit gjetën forcat për të shënuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Markun  dhe më pas me Zhunior.

Ky i fundit ishte një rrezik konstant për skuadrën e Ernest Gjokës, por rastet e shpërdoruara shpëtuan Kamzën nga një humbje ndoshta më të thellë. Takimi i ardhshëm do të luhet pas dy javësh në Kamëz.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb