Ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të të zotëve të shtëpisë sfida e fundit çerekfinale mes Kukësit dhe Teutës, që vulos kështu dhe skuadrën e fundit gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.


Kukësi, që vinte i avantazhuar në këtë përballje pas barazimit 2-2 në “Niko Dovana” dy javë më parë, ka triumfuar në takimin e dytë dhe ka bërë të tijën biletën e fundit gjysmëfinaliste, duke larguar disi zhgënjimin e barazimit ndaj Partizanit në kampionat.


Autor i golit të vetëm të takimit ishte i zakonshmi Rexhinaldo, që në minutën e 61-të, shërbehet mjaft mirë në qendër të zonës nga Korediro, dhe me gjakftohtësi e çon topin në këndin e poshtëm të Hidit.


Minutat e mbetura do të shohin një teutë e cila Teuta ndihet e pafuqishme për të shënuar dy gola që do t’i lejonin të përmbyste rezultatin, ndërsa në kohën shtesë do të ketë karton të kuq për Kordeiron e Kukësit dhe Frashërin e Teutës me gjyqtarin Cjapi, që nuk do ta tolerojë sherrin mes tyre. Mbyllet kështu 1-0 me Kukësin që futet në grupin e katër ekipeve më të mira të Kupës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb