Nuk ka më kaos e tension por sigurisht drithërima dhe një lojë të fortë sportive. Pas atij spektakli të shëmtuar që dhuruan në kampionat, Tirana i kthen reston Laçit, këtë herë duke i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Bardhezinjtë e Sul Starovës besuan deri në fund, kaluan të parët në avantazh më Shtubinën në minutën e 29-të ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Çokaj dyfishojë shifrat. Kurbinasit krijuan iluzionin se do të rihapin një sfidë e cila dukej e mbyllur që në ndeshjen e parë, provuan deri në sekondën e fundit të gjenin golin që do të çonte ndeshjen në shtesë por bardheblutë ruajtën me fanatizëm avantazhin e fituar në sfidën e parë duke siguruar në këtë mënyrë një biletë për në fazën gjysmëfinale.

Partizani
Partizani

Ashtu siç pritej, Partizani nuk kishte as dëshirën e as forcën e duhur për ti shkuar deri në fund Kupës së Shqipërisë. Pas humbjes në sfidën e parë kundër Luftëtarit, të kuqtë bien dhe në Gjirokastër duke pësuar një humbje minimale 1-0. Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, Luftëtari kualifikohet për herë të parë pas 37 vitesh në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: