Janë luajtur takimet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në grupet A dhe B, sfida që nuk dhuruan befasi dhe konfirmuar dëshirën e pretendentëve për t’i shkuar deri në fund veprimtarisë me përjashtim të takimeve Shënkolli-Tirana dhe Elbasani-Laçi, ku bardheblutë dhe kurbinasit kanë barazuar me rezultatin 0-0, duke e lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit, ndërsa Flamutari vijon krizën totale dhe në Kupë duke u mposhtur në Koplik 3-2 nga Vele, ku është mposhtur nga Veleçiku . Fituesit në fuqi të Kupës, Kukësi, ka trimfuar në Peqin 3-1 ndaj Shkumbinit, ndërsa kampionët e Partizanit kanë mposhtur 3-0 Vorën.

Skënderbeu ka thyer Devollin në “derbin” lokal me shifrat 4-1, ndërsa Vllaznia ka mposhtur Burrelin 1-0 në transfertë. Bylisi ka shkatërruar Pogradecin 4-0, por ndeshjen më të lehtë e ka pasur Apolonia, e cila ka fituar 3-0 në tavolinë pasi Kamza nuk është paraqitur fare në Fier, duke konfimuar se është në krizë totale pas goditjes së rëndë që mori sezonin e shkuar kur FSHF e zbriti dy kategori më poshtë pas dhunës ndaj gjyqtaritn Hamiti.

Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Grupi A

Vora-Partizani 0-3
Tërbuni-Teuta 0-2
Veleçiku Flamurtari 3-2
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Burreli-Vllaznia 0-1
Erzeni-Dinamo 3-0
Korabi-Besëlidhja 2-1

Grupi B

Shkumbini-Kukësi 1-3
Devolli-Skënderbeu 1-4
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Pogradeci-Bylis 0-4
Egnatia-Besa 0-1
Lushnja-Orikumi 2-1
Apolonia-Kamza 3-0
(Në tavolinë, nuk u paraqit Kamza)

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb