Pas takimit të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, ku Luftëtari fitoi me përmbysje ndaj Partizanit, ka folur trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj, që për “Supersport”, u shpreh se asgjë “nuk na ka përfunduar pasi ekipi ka vuajtur shumë sot ndaj Partizanit, që shpërdoroi raste të mira shënimi”.

Patët vështirë në finalizim?
“Lojtarë të veçantë kanë ardhur vonë në janar. Nuk kanë kondicion për të përballuar 90 minuta.”

Ishte mendim i juaj për t’i kursyer disa lojtarë?
“Kemi një grup lojtarësh që duhet t’i japim besim dhe të shprehehen në fushë. Kemi grup prej 16-17 lojtarësh që i kemi të të njëjtit nivel. Ishte koha për rotacion.”

Do të zgjidhnit mbijetesë të sigurt, apo Kupën?
“Nuk mund t’i jap përgjigje kësaj pyetje. Duhet t’i përgjigjen në nivel më të lartë. Unë punoj për të stërvitur skuadrën.”

Vuajtët pak me Xhekson…
“Është lojtar inteligjent. Në momente të caktuara lodhja bën të vetën, ka raste kur neglizhon, por jo se nuk i ka aftësite për ta bërë mbrojtjen. Jam munduar ta dubloj sepse Asani bëhej i rrezikshëm 1 kundër 1.”

Këtë herë u solli fat edhe Elbasani, qyteti i lindjes…/strong>
“Nuk është mbyllur çështja e Kupës, por në Kupë nuk mbyllet çdo gjë në një ndeshje. Kemi marr rezultat që na favorizon, por vetëm kaq. Mund të dështosh një ndeshje dhe dështoi kompedicioni”

Do të jetë motivim më shumë që Luftëtari nuk ka luajtur asnjëherë në gjysmëfinale?
“Lojtarët duhen ushqyer sikur është ndeshja e fundit. Mund të vij një dëmtim, për çdo sfidë, për çdo ndeshje.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb