Romina Tafaj studion për Mjekësi të Përgjithshme, por në kohën e saj të lirë merret me punime dore. Pasioni i saj i madh për të bërë dhurata të personalizuara, e shtyu që të bëjë edhe biznes me krijimet e saj. Ashtu siç ndodh në kohët moderne, Instagrami është një nga mjetet më efektive të cilat sot bëhet biznes.

Një faqe modeste në Instagram, e cila me kalimin e kohës u rrit për t’i sjellë shumë punë, që Romina e bën me pasion të madh.

Ajo tregon për Trending se fillimi nuk ka qenë i lehtë. “Ka ndodhur që të më vënë edhe në lojë për krijimet, por i thashë vetes që ti mund t’ia dalësh sepse këto janë gjëra të bëra me dashuri”, shprehet ajo.

Romina është vetë studente ndaj edhe ka menduar për moshatarët e saj. “Unë jam munduar që të vë çmime sa më të përballueshme për studentët sepse jam edhe vetë studente dhe i kuptoj”, shprehet ajo. Historia më e bukur që e ka marrë në duar dhe e ka përcjellë përmes një objekti?

“Kam personalizuar një libër që ishte nga gjyshja për nipin. Ishte një ndjenjë shumë e bukur sepse ajo kishte 10 vite që e priste nipin që të vinte në jetë. “

Lidhja e saj me dhuratat vërehet edhe gjatë emisionit, pasi “Handmade by Romka” u dhuron moderatorëve të Trending nga një bluzë të përsonalizuar.

Teksa Melisa, Greta dhe Xhoni tregojnë prapaskenat që kanë ndodhur gjatë xhirimeve të Trending, një fotografe e talentuar përjetëson me aparat disa momente nga intervista e fundit e këtij sezoni të emisionit. Ajo është Antea Kushti. Antea ka studiuar për Shkenca Politike në Bruksel por pasioni i saj më i madh është fotografia. A mendon Antea se fotografia mund të jetë edhe mashtrim?

“Sigurisht që është mashtrim dhe kuptohet fare lehtë po të shohim foto e komunizmit në Shqipëri. Po t’i shikoni me vëmendje do të shihni njerëz të lumtur e më humor, që p u qesh buiza. fëmijët duke luajtur në Rrugë, të rriturit duke biseduar lirshëm. Po në fakt a ka qenë Shqipëria kështu në kohën e komunizmit?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb