Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi që nuk e dogji mandatin tha se nuk ka komunikuar me kryetarin Basha përveçëse në mbledhjen e grupit, kur edhe shprehu qendrimin e tij.



Ai tha se njësoj si ai mendonin edhe deputetë të tjerë, 7 apo 8, emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur.


“Po në mbledhje i thashë fjalë për fjalë të gjitha këto që po them këtu . Unë kam qënë 28 vite në PD nuk vij nga hiçi, se kam përdorur mandatin si kartë bankomati. Pati edhe të tjerë deputetë që kishin të njejtin mendim si unë, por unë nuk jam i parimit që kur delet shkojnë tek kasapi nuk flasin për njëra-tjetrën. Kishte zëra që mendonin si unë në mbledhje nga Shkodra, Tirana, Korça, ishin 7 po 8 të rinj dhe deputetë karriere që ishin skeptikë për vendimin”,- u shpreh Murrizi.

Ajo që nuk dihet tha Murrizi është hapi tjetër që vjen pas djegies së mandatit. Ai shtoi se askush nga ata që e kanë djegur tashmë mandatin nuk e dinë se çfarë do ndodhë, se kush është hapi i radhës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb