Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me martesë dy vite më parë. Nëse para dasmës pyetja më e shpeshtë ishte kur do martoheni, tani padyshim është se kur do bëhen me fëmijë.
Kjo pyetje nuk ka munguar as gjatë një bisede të Arminës me ndjekësit në Instagram.
“Kur do bësh fëmijë”, -ishte pyetja nga një ndjekës/e, së cilës Armina zgjodhi t’i përgjigjej.
“Për momentin po shijoj jetën. Ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”, -u shpreh ajo.
Sa i përket rikthimit në ekran, Armina zbuloi se do të jetë sezonin e ri, por nuk ndau detaje se ku do ta shohim saktësisht.