TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka rikonfrmuar edhe njëherë qëndrimin e tij, duke shuar sërish zërat për një ‘ndarje’ të maxhorancës dhe ‘thyerjes’ së koalicionit PS-LSI.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i qeverisë nuk i është shmangur dot përgjigjes sa i takon marrëdhënies me aleatin qeverisës, LSI-në. Rama theksoi se shqiptarët do vazhdojnë të qeverisen nga ky koalicion që ata kanë votuar.

“Më kujtohet që ditën e parë kur ne kemi filluar të qeverisim, pyetja e parë që është bërë ka qenë se: ‘Kur do ndaheni me LSI-në’. Përgjigja ime ka qenë dhe mbetet që ju keni të drejtën tuaj që bëni pyetje interesante për të shitur gazeta dhe konkurruar njëri-tjetrin portal më portal dhe kronikë më kronikë, por ju siguroj se ka një të drejtë më të madhe se sa e drejta juaj dhe drejta ime. Është e drejta e shqiptarëve që të qeverisen nga ata që kanë zgjedhur. Shqiptarët kanë votuar që të qeverisen nga ky koalicion dhe do qeverisen nga ky koalicion.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb