Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse me Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE-së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave.

Kështu deklaroi për Express Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Raporti i pritur nga Komisioni Evropian tashmë ka një datë. Kryediplomati kosovar thotë se raporti për vizat publikohet pas 10 ditësh. “Komisioni Evropian do dalë me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, ka thënë Pacolli për Express.

Raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është paralajmëruar të ndodhte në qershor. Nga ky raport pritet të zbulohet se sa i ka plotësuar Kosova kriteret për heqjen e vizave. Derisa liderët kosovarë premtonin se gjatë këtij vitit qytetarët do të udhëtonin pa viza, tash kanë filluar që të përmenden muajt e parë të vitit 2019.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb